Abazoviq në “stilin” e Kurtit, shkarkon shtatë ambasadorë, mes tyre edhe atë në Serbi

Zëvendëskryeministri shqiptar në Malin e Zi, Dritan Abazoviq, po vazhdon me shkarkime të reja në Qeverinë e këtij shteti.

Në javën e kaluar shkarkoi drejtorin e Policisë dhe të Inteligjencës, derisa Qeveria malaziase, së fundmi, ka vendosur shkarkimin e shtatë ambasadorëve.

Ministri i ri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Djorgje Radulloviq, ka vendosur shkarkimin e shtatë ambasadorëve me arsyetimin se të gjithë ishin politikë.

Ambasadorët në Serbi, Kinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Itali, Bosnjë e Gjermani do të shkarkohen me procedura.