Abazoviq i përgjigjet Gjukanoviqit që po përpiqet ta rrëzojë sot: Do të tregojë emra të krimit organizuar

Në Parlamentin e Malit të Zi po zhvillohet një debat i ashpër mes Kryeministrit Dritan Abazoviq dhe Partisë së Milo Gjukanoviq, e cila ka iniciuar mocion për rrëzimin e Qeverisë bashkë me një pjesë të partive në tjera, në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviqit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Abazoviq, në këto momente ka kthyer goditjen duke thënë se sot do të paraqes fakte se si Gjukanoviq dhe njerëz të lidhur me të qëndrojnë prapa krimit të organizuar për tre dekada.

“Sot do të prezantojë fakte se si krimi i organizuar, narko kartelet dhe kontranbandistët e cigareve komandojnë me shtetin tash e 30 vjet. Prapa kësaj iniciative (për rrëzimin e qeverisë), qëndron nevoja që Mali i Zi të ndalet në rrugën e transformimit në mënyrë që struktura të caktuara të kthejnë pozicionet financiare që u kanë dalë nga duart ose janë në rrugë për t’iu ikur nga duart. Rreth kësaj do të shpalos emra dhe mbiemra ka thënë Abazoviq.