Deputeti, Haki Abazi e ka publikuar një kontratë ku sipas tij në 2021 është nënshkruar nga Qeveria e Kosovës me kompaninë “RAD” në veri në vlerë 574 mijë euro.
Ai thotë se kjo kompani është kompani e Radoiçiqit në veri të Kosovës duke thënë se me këtë “vërtetohet bashkëpunimi i qeverisë me Radojciqin”.
2Kjo kontratë është bërë me datën 13 Korrik 2021 për Kompaninë Rad për 574 mijë euro që është kompani e Radojćicit në veri të Republikës. Këtë kontratë e ka dhënë kjo qeveri dhe vërteton bashkëpunimin me Radojcic”, ka shkruar Abazi në Facebook.
Sipas dokumentit, Kompania “RAD” D.O.O dhe kompania tjetër P.T.P. “RAD” janë në pronësi të Radulle Steviq i cili është mik i Milan Radojçiqit.
Steviq është një ndër personat që është futur në listën e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Dokumenti i publikuar nga deputeti Abazi:








