Abazi thotë se LDK i ka ofruar poste më 2018 por ky i ka refuzuar

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, ka thënë në emisionin DPT te Fidani se është e vërtetë që ka pasur negociata me LDK’në më 2018 por që ai i kishte refuzuar postet që i kishin ofruar ata.

 Abazi shpjegon që ka pasur edhe takime me Avdullah Hotin.

Ai tregon që LDK i ka ofruar një herë një post si kryetar i degës në Ferizaj, por që ai e ka refuzuar pasi nuk ka dashur të bëhet pjesë e luftës për pushtet në atë degë të LDK’së.

Ai po ashtu tregon që më pas Hoti në një takim i ka ofruar në emër të LDK’së postin e kreut të grupit të ekspertëve por që ky përsëri e ka refuzuar.

‘’Kjo është e vërteta’’, thotë Abazi.