Haki Abazi

Abazi: Polisa e Sigurimit për mërgimtarët nuk është falas, është bërë qeveria sikur SuperGjyshja

Deputeti i pavarur, Haki Abazi, ka thënë se buxheti i Kosovës për të paguar polisën e mërgimtarëve është marrë peng nga makineria komuniste dhe qeveria po e manipulon për sadaka dhe popullizëm.

Abazi, shton se polisa e sigurimit, paguhet nga taksat e qytetarëve dhe buxheti i Kosovës.

“Mos të harrojmë që edhe mëtutje në Kosovë makinat kanë sigurim por njerëzit nuk kanë sigurim shëndetsorë! Për policët e ushtarët as që bëhet fjalë”, ka thënë Abazi.

Postimi i plotë:

Polisa e Sigurimit për mërgimtarët nuk është falas, ajo paguhet nga taksat e qytetarëve dhe buxheti i Kosovës që është marrë peng nga makineria komuniste dhe po e manipulon për sadaka dhe popullizëm.

Është bërë qeveria sikur SuperGjyshja që i nxerrë paratë nga gjiri për më ju dhënë nipave e mbesave nga një peshqesh të vogël për me ndejt rehat edhe me dashtë gjyshën!

Mos të harrojmë që edhe mëtutje në Kosovë makinat kanë sigurim por njerëzit nuk kanë sigurim shëndetsorë! Për policët e ushtarët as që bëhet fjalë!