Deputeti i LVV-së Haki Abazi, ka reaguar pas aksionit të sotëm të policisë në rastin “Brezovica, ku të arrestuarit akuzohen kryesisht për ryshfet në këmbim të lejeve për ndërtimin e objekteve në Brezovicë.
Abazi ka vlerësuar prokurorinë dhe policinë për veprimet në këtë rast, ndërsa ka thënë se duhet të nxjerren në pah të gjithë ata që kanë dhënë para për të marrë leje për të ndërtuar jashtëligjshëm vila në Brezovicë, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
“Përkrahje dhe vlerësim i lartë për veprimet e policisë dhe prokurorisë në rastin Brezovica. Tani duhet punë që ky rast të nxjerrë në pah të gjithë ata që kanë dhënë para për të marrë leje dhe kanë shkatërruar çdo gjë për të bërë një villë në Brezovicë dhe ata që kanë dhënë lejet në kundërshtim me ligjjn. Këtu nuk duhet kursyer asnjë, kontrollit duhet nënshtruar secili që ka ndërtuar në Brezovicë”.
“Le të hapen letrat e interesave e të shohim kush na qenka pas pastrimit të parave, bashkëpunimit me kriminel Serb në jug e veri, kush e ka lënë Brezovicën në duar të INEX-it që 20 vite dhe kush ka bërë Serb anëtar bordi të organizatave joqeveritare e konsulenca ndërkombtare për të marrë leje dhe favore në Brezovicë”, ka shkruar Abazi.







