Abazi: LDK dhe VV të bëjnë koalicion pa përcaktuar kandidatin për Kryeministër

Analisti politik Haki Abazi i cili para disa ditëve iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje ka shkruar në Facebook rreth koalicionit LDK-VV.

Abazi ka thënë se kandidati për Kryeministër duhet të dalë nga vota qytetare dhe jo të përcaktohet tani.

“Koalicioni duhet behet tani pa përcaktuar kandidatin e përbashkë për kryeminsitër nëse nuk është e mundur ndryshe, që të largoje tensionin, të përmbushë pritjen e qytetarëve se të korruptuarit dhe kriminelet nuk do të kenë rast të jenë në qeveri kurrë më”, ka shkruar Abazi.

Ai ka shkruar se pozita e Kryeministrit mund të negociohet pas zgjedhjeve.

Ai ka shkruar se LDK-ja pa Vetëvendosjen do të kishte një kryeministër të PAN-it.

“LDK pa LVV mund të kete Vjosa Osmanin Kandidate por kryeminister do të behej me PANISTET, do të ishte edhe deshtimi i LDK, edhe deshtimi i Kosovës e fitorja e atyre qe asnje votues i LDK nuk donta deshironte. Nuk meriton Znj. Osmani nje goditje të tilë”, ka shkruar Abazi.

loading…