Abazi ia konteston njohurit Grenellit: Nuk ka informacione për raportet Kosovë-Serbi

Zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi, po vazhdon me deklaratat e tij të çuditshme karshi zyrtarëve të lartë amerikan në Shtëpinë e Bardhë.

Abazi sot ka vendosur të merret me të dërguarin special të presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell.

Abazi po thotë se Grenell nuk i ka informacionet e mjaftueshme për raportet Kosovë-Serbi.

“Absolutisht që Grenell nuk i ka informacionet e mjaftueshme. Qëndrimet që i ka paraqitur në një intervistë i ka shumë të reduktuara për situatën”, ka thënë Abazi.

“Diku në mes pjesa e ndaljes së çnjohjeve bie. Insistimi i Grenellit edhe nëpërmes cicërimave nënkupton që duhet të bëhet presion mbi të dobëtin. Unë kam jetuar shumë vite në Amerikë dhe e di si ngrihesh në pozita”.

Abazi ka qëndrimet e njëjta sikurse të shefit të tij Albin Kurti, ku madje ai e akuzoi Grenellin se e rrëzoi nga pushteti dhe se po i mbanë anë Serbisë.