Abazi i VV-së: Përplasja Kurti-ShBA një fryerje mediatike. Sugjerim: Shikoje pak Twitterin!

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë Boiken Abazi, në emisionin Open në Top Channel ka deklaruar përplasja Kurti-SHBA nuk është reale, por është një fryrje mediatike.

“Dua të sqaroj se nuk është një përplasje, por një fryerje e disa mediave. Kjo fryrje i shërben presidentit Thaçi. Thaçi po shikon fundin e tij të karrierës politike dhe kërkon që për interesa vetjake të krijojë këtë fryrje- tha Abazi.

E duket se Abazi nuk e ka parë reagimin e fundit të emisarit të Trumpit, Richard Grenellit.

I dërguari special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell përmes një postimi në Twitter ka përgënjeshtruar pohimet e kabinetit të Kurtit se njk ka sanksionim në investime për shkak të taksës. Grenell tha që një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

“Kurtit ia kemi bërë të qartë se mbajtja e tarifës në cfarëdo forme e dēmton ekonominë e Kosovēs – dhe SHBA nuk do të shpenzojë resurse nëse lidershipi i Kosovës vazhdon ta dëmtojë rrugën e popullit të vet”, ka shkruar Grenell në Twitter.