Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haki Abazi ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka refuzuar t’i diskutojë hapat e duhur për anëtarësim në NATO.

Në një deklaratë në “DPT te Fidani”, ai u shpreh se Kurti ka refuzuar të diskutojë rreth integrimit me kongresmenë e senatorë amerikanë.

Ai ka përmendur një takim me dy senatorë amerikanë.

“Ka refuzuar t’i diskutojë hapat e duhur për anëtarësim. Senatori Chris Murphy dhe senatorja Shaheen kanë qenë në Kosovë menjëherë pas fillimit të luftës në Ukrainë dhe kanë kërkuar një plan (roadmap) për anëtarësim në NATO në bashkëpunim. Në atë takim, Kurti ka refuzuar të involvohet në diskutimin e parashtruar nga senatorët dhe kongresmenët amerikanë” – ka thënë Abazi.