Abazi: 49 milionë euro për një dalje dhe një mbikalim në autostradë duhet të ndaleshin

Zëvendëskryeministri i dytë, Haki Abazi, ka thënë se për një dalje dhe një mbikalim në autostradë janë shfrytëzuar 49 milionë euro të cilat sipas tij duhet të ndaloheshin.

“Nevoja për hapje të kyçjeve në autostrada të mbyllura janë të domosdoshme, do të duhej të bëheshin me kohë, vetëm kështu i jepet kuptim asfaltimit, kur fshati mund të jetë pjesë e komunikimit dhe tregu afrohet edhe për farmerin. Kjo do të bëhet”

“Por, 49 Milion Euro për një dalje dhe një mbikalim, me para të taksapaguesve, sigurisht që duhej të ndalet, dhe është ndalur. Sigurisht që edhe gropimi dhe shëmtimi i zonave urbane duhet të ndërpritet”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Ai këtë reagim e bëri pas vendimit të djeshëm të Qeverisë së Kosovës e cila ka shfuqizuar vendimin e marr nga Qeveria Haradinaj që ia mundësonte Bechtel Enka-s edhe 50 milionë euro shtesë për ndërtimin e dy kyçeve dhe një mbikalimi në autostradën “Arbën Xhaferi”.