AAK uron Bulliqin për fitoren në Podujevë: Ndryshimi të ndodhë kudo ku janë krijuar klane interesi e familjare

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës nga AAK, Gani Dreshaj ka uruar Shpejtim Bulliqin për fitoren e arritur në Podujevë, duke thënë se secili ndryshim është pozitiv.

Dreshaj tha se ndryshimi duhet të ndodhë kudo në ato komuna ku janë krijuar klane interesi e familjare, pavarësisht subjektit partiak, transmeton lajmi.net.

Tutje Dreshaj shtoi se qytetari i Kosovës është mjaft dënues ndaj të keqes dhe shumë vlerësues ndaj të mirës.

Postimi i plotë:

Sot ndryshimi ndodhi në Podujevë. Mendoj që secili ndryshim është pozitiv.

I uroj suksese Shpejtim Bulliqit. Ndryshimi duhet të ndodhë kudo në ato komuna ku janë krijuar klane interesi e familjare, pavarësisht subjektit partiak.

Qytetari i Kosovës është mjaft dënues ndaj të keqes dhe shumë vlerësues ndaj të mirës.

Jam i bindur që humbja është e shëndetshme edhe për LDK-në.