Nënkryetari dhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi, ka shpalosur një strategji dalëse nga situata aktuale e shkaktuar nga pandemia globale Covid-19.
Sipas tij, është koha që të planifikohet qartë kthimi në normalitet për qytetarët e vendit dhe hapat që duhet ndërmarrë në aktivizimin e bizneseve që nuk kanë funksionuar gjatë masave në luftë me pandeminë.
“Një infuzion financiar duhet të sigurohet për bizneset për të siguruar likuiditetin e humbur gjatë implementimit të masave në luftë me Pandeminë. Një kredimarrje e volitshme afatgjate, me grace period të mjaftueshëm për rimëkëmbje të bizneseve të dëmtuara, ku rolin e garantuesit dhe interesin e merr përsipër shteti”, ka shkruar Abrashi në profilin e tij zyrtar Facebook.







