AAK-PSD mbajnë takim me gratë vitiase: Jemi opsioni më i mirë politik

Koalicioni AAK-PSD ka mbajtur takim mobilizues me gratë dhe vajzat e reja në kuadër të diskutimeve dhe përgatitjeve për mobilizim për zgjedhjet e 6 tetorit.

Në këtë takim, merrnin pjesë gra dhe të reja nga Komuna e Vitisë, të cilët dolën në mbështetje të kandidatëve për deputetë nga ky koalicion.

Me një fjalë rasti janë paraqitur kandidatët për deputetë nga Vitia e Anamorava si Faruk Nura, Besa Baftiu, Samet Dalipi dhe Salih Salihu.

Kryetari i degës së AAK në Viti, Nura, ka thënë se Forumi i Gruas së AAK në këtë komunë nën drejtimin e Hanife Jonuzit dhe shumë bashkëpunëtoreve të saj në këtë forum, është shembull i aktivitetit politik për të përfaqësuar gruan në jetën politike dhe në vendimmarrje.

Ai u shpreh se do të jetë i përkushtuar dhe do të angazhohet më tutje ta avancojë rolin e gruas në këtë subjekt politik.

Për fuqizimin e rolit të gruas në vendimmarrje, kanë folur edhe kandidatët tjerë nga lista për deputet, teksa u bë thirrje që të përkrahet lista e kandidatëve për deputetë nga koalicioni PSD-AAK, pasi siç u tha, janë më të mirët dhe profesional.

Në këtë takim u tha se ky koalicion është opsioni më i mirë politik për qytetarët e Anamoravës dhe për zhvillimin e këtij rajoni.

loading…