Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë përkrahje të fuqishme nga Bashkësia Lokale gjatë një takimi të mbajtur sonte në Gjakovë, ku u përcoll një mesazh i qartë kundër stagnimit dhe qeverisjes pa vizion.

Në këtë takim, pjesëmarrësit u rreshtuan krah idealit të Aleancës për të qenë në shërbim të Kosovës, duke shprehur mbështetje për ndryshimet që pritet të vijnë me qeverisjen e ardhshme.

Përkrahja u shpreh edhe për kandidatin e AAK-së, Lahi Brahimaj, i cili u vlerësua si përfaqësues i denjë i qytetarëve dhe si pjesë e vizionit për zhvillim dhe ndryshim në nivel lokal dhe qendror.

Takimi u cilësua si konfirmim se Gjakova vazhdon të jetë e rreshtuar krah Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe projekteve të saj politike.