AAK me dy aderime të reja nga Skenderaj, Haradinaj: Janë nga familje atdhetare

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar sot për dy anëtarësime të reja në partinë e tyre që vijnë nga Skenderaj.

Haradinaj ka thënë se të rinjtë vijnë nga një familje atdhetare, gjersa i ka dëshiruar mbarësi në rrugëtimin e tyre.

Postimi i plotë:

Në listën e Aleancës nga Skenderaj, janë dy të rinj nga familje atdhetare.

Feriz Shala nga Buroja, bir i invalidit të luftës dhe të burgosurit politik Avni Shala, është student i Psikologjisë, i angazhuar në organizatën rinore të Aleancës që nga fillimi i aktivitetit të tij në politikë.

Më e reja në moshë në listën e kandidatëve të Aleancës, është nëntëmbëdhjetë vjeçarja nga Kopiliqi i Epërm Diellza Rexhepi, bijë e invalidit të luftës Naser Rexhepi. Ajo është laborante e Biologjisë. E përgëzoj për guximin dhe ambicien e saj për të qenë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ju priftë e mbara!

RH