AAK

AAK-ja me partnerë shtron iftar

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shtruar iftar sot në Klan Arena.

Pjesë të iftarit ishin edhe anëtarët e NISMA Socialdemokrate, që së fundmi lidhën koalicion.

Qëllimi i këtij iftari të përbashkët  ishte edhe kurorëzimi i koalicionit që është zyrtar mes AAK-së dhe NISMA-s.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ky bashkim që është bërë është ai i cili i duhet Kosovës.

Tutje Haradinaj ka thënë se për emrin e kryeministrit do ta ofrojnë së bashku me kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limajn, sapo të shpallen zgjedhjet, qofshin ato të jashtëzakonshme apo të rregullta.