Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me, siç thonë ata, dështimin e bordeve të kompanive publike në përmbushjen e detyrave, duke theksuar rastin në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) Hidromorava, ku përveç dështimit në kryerjen e detyrave të veta, nga kjo parti është thënë se ka pasur shkelje të rënda.

Tutje, nga AAK-ja është shprehur shqetësim edhe në lidhur, sipas kësaj partie, me kryesuesen e bordit të KRU Hidromorava, e që, e cila sipas AAK-së njihet për lidhjet e saj të ngushta me partinë në pushtet, e që e njëjta është përfshirë në listën e ngushtë për anëtarësimin në bordin e ri të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Postimi i plotë: