Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor 2025, kryetari i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Suharekë, Bali Muharremaj, ka pësuar një humbje të thellë në këtë komunë.

Sipas rezultateve preliminare, AAK ka rezultuar partia e fundit në Suharekë, duke mos arritur të sigurojë mbështetje të konsiderueshme nga elektorati lokal.

Humbja është veçanërisht e theksuar në fshatin Gjinoc, vendlindja e Muharremajt, ku AAK ka marrë vetëm 204 vota, apo 15,53%, një rezultat që tregon rënie të ndjeshme të mbështetjes edhe në bastionin e tij lokal.

Ky rezultat po vlerësohet si një goditje serioze politike për Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në nivel komunal, duke pasur parasysh faktin se Bali Muharremaj ka qenë figurë qendrore e kësaj partie në Suharekë për disa mandate.