Në Junik sot është mbajtur një mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal, me pikë të vetme të rendit të ditës miratimin e buxhetit të Komunës për vitin 2026.

Mbledhja nuk ka arritur të përmbyllet me vendim, pasi nuk ka pasur kuorum. Asambleistët e subjekteve politike Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (VV) nuk kanë marrë pjesë në këtë seancë.

Si pasojë, buxheti i Komunës për vitin 2026 nuk është miratuar, gjë që sipas ekzekutivit komunal mund të ndikojë në zbatimin e projekteve të planifikuara për vitin e ardhshëm.

Kryetari i Komunës, Ruzhdi Shehu, ka reaguar pas mbledhjes duke theksuar se mungesa e miratimit të buxhetit e vështirëson realizimin e projekteve për qytetarët e Junikut.

“Mirëpo fitorja e LDK në Junik më 12 Tetor do të jetë madhështore. Për këtë arsye duhet të votohen edhe kandidatët tanë për Kuvendin Komunal”, ka shkruar Shehu. /Ballkani.info/