AAK bojkoton presidenten: Ka shkelur mandatin e vet si faktor uniteti, duke u bërë palë me Kryeministrin

Pas PDK-së, edhe Grupi Parlamentar i AAK-së ka bojkotuar adresimin e presidetnes Vjosa Osmani për fundvit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Përmes faqes zyrtare në Facebook, AAK-ja thotë se ky refuzim për të marrë pjesë në seancë është për shkak se Presidentja e ka shkelur mandatin e vet si faktor uniteti, duke u bërë palë me Kryeministrin.

“Grupi Parlamentar i AAK-së, në shenjë mospajtimi dhe revolte për faktin se Presidentja e ka shkelur mandatin e vet si faktor uniteti, duke u bërë palë me Kryeministrin, ne si grup patlamentar refuzojmë ta dëgjojmë fjalën e Presidentes dhe e braktisim seancën”, thuhet në reagimin e AAK-së.