AAC: Menaxhmenti dhe punëtorët e aeroportit të gjejnë zgjidhje me dialog

Ka vazhduar edhe sot greva e punëtoreve të Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nga ora 08:00 deri në orën 10:00, siç ishte paralajmëruar më herët nga kjo sindikatë.

Inspektorët e Autoritetit të Aviacionit Civil gjatë kohës së grevës kanë vëzhguar për së afërmi vijimin e operimeve në pajtim me rregullat dhe standardet e zbatueshme për siguri të operimeve dhe nuk kanë vërejtur parregullsi, shkruan Ballkani.info.

Greva pritet të vazhdojë edhe nesër me datë 21.08.2019 nga ora 08:00 deri në ora 14:00.

AAC apelon te menaxhmenti dhe punëtorëve të aeroportit që të kuptohen me dialog.

“Luten udhëtarët që të monitorojnë komunikatat e ANP “Adem Jashari” dhe të planifikojnë itinerarin e udhëtimeve në koordinim të ngushtë me kompanitë ajrore apo përfaqësuesit e tyre. Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës edhe njëherë ju bën thirrje të gjitha palëve që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e dialogut social për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për palët dhe ndërprerje të grevës”, thuhet në komunikatë./Ballkani.info/

loading…