A u kontaktua familja mbretërore gjatë xhirimeve të serialit të Meghan dhe Harry-t nga Netflix?

Në fillim të serialit të Meghan dhe Harry-t thuhet se: “anëtarët e familjes mbretërore refuzuan të komentojnë përmbajtjen”.

Por një burim i Pallatit Mbretëror pretendon të kundërtën. Sipas PEOPLE, as anëtarët e familjes, as Buckingham Palace, apo zyra e Princit William në Kensington Palace nuk u kontaktuan për të dhënë komentet e tyre në serialin e Netflix i cili u shfaq premierë të enjten.

Nga ana tjetër, një burim i Netflix tha për PEOPLE se Mbreti Charles dhe Princi William u kontaktuan paraprakisht dhe iu dha e drejta për t’iu përgjigjur pretendimeve brenda serialit.

Nuk dihet se cili nga këto burime thotë të vërtetën, por ajo që me siguri mund të thuhet është se të gjitha xhirimet përfunduan në gusht 2022, një muaj para se të vdiste gjyshja e Princit Harry, Mbretëresha Elizabeth.

A u kontaktua familja mbretërore gjatë xhirimeve të serialit

Në tre episodet e para Meghan dhe Princi Harry flasin për vendimin e tyre për t’u tërhequr nga jeta mbretërore në 2020.

“Fatkeqësisht, ata po na shkatërrojnë,” thotë Meghan duke iu referuar familjes mbretërore.

Ndërsa Harry shprehet se në fillim, familja e tij ishte e impresionuar me Meghan.

“Ajo që e turbulloi gjykimin e tyre ishte se ajo ishte një aktore amerikane,” tha ai.