A u frikësua shumë Sveçla kur vizitoi veriun e Kosovës? Policët e ruajtën me armë të gjata e valixhe antiplumb

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duket se sot është frikësuar shumë kur vizitoi vendin ku 11 vjet më parë, në një aksion për vënien e ligjshmërisë në veri të Kosovës, ra në krye të detyrës polici Enver Zymberi, tashmë Hero i Kosovës.

Për ta siguruar ministrin Sveçla, Policia e Kosovës kishte marrë masa të larta sigurie.

Ata kanë vlerësuar se jeta e ministrit Sveçla mund të rrezikohet dhe përveç armëve të gjata, Mbrojtja e Afërt ishin pajisur edhe me valixhe antiplumb që përdoren në rast të ndonjë atentati, shkruan Demokracia.com.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës shihen rrallë duke i mbajtur valixhet antiplumb./ Demokracia.com/