A po realizohet ëndrra e udhëtimit në kohë?

Finlandezja Chloe pretendon se ka udhëtuar në kohë, madje edhe ka sjellë një lule që këputi sipër një qiellgërvishtësi gjatë vitit 6,000.

Ajo gjatë një interviste për mediumin finlandez ApexTV ka thënë se ajo mund t’i dërgojë njerëzit në kohë, por nuk mund t’i kthejë prapa.

“Edhe vetë kam qenë skeptike kur nisa udhëtimin në kohë, megjithatë dëshirova ta përjetojë eksperiencën e makinës së kohës”, tha Chloe.

“Isha e ulur në një karrige me këmbë dhe duar të fiksuara, ndërsa në kokë e kisha një tub metalik. Kur u zbraz në mua një energji elektrike, e humba vetëdijen” shtoi ajo

Sipas saj, në momentin kur hapi sytë, ndodhej në vitin 6,000, ku kishte shumë vegjetacion, si dhe kafshë, por me pamje ndryshe si pasojë e ndryshimeve gjenetike.

Ajo tutje tha se bota do të ndryshojë shumë për shkak të afrimit të Diellit pranë Tokës, që do të ngritë temperaturat prej 40 deri në 70 gradë Celsius. Ndërsa në vitin 4528, dinozaurët do kthehen dhe njerëzit do t’i mbajnë në kopshte zoologjike. Ata edhe mund të lihen të lirë, nëpër zona të pabanuara apo xhungla.