Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes gazetarit Valon Syla dhe aktivistit Durim Jasharaj në emisionin Pressing në T7.

Syla e akuzoi Jasharajn se po i shan mediat, ndërsa ky i fundit nuk e pranon një akuzë të tillë.

Pjesë nga debati i tyre:

Syla: Hera e parë e mramtë që Valon Syla rrin në një studio me dikë që i shan mediat. Se qitu na ka ardhë shpirti.

Jasharaj: Kush pi shan?

Syla: Ti (Jasharaj vazhdon të flas)

Syla: Boll bre mo se të lash me fol.

Përsëri Jasharaj e kundërshton.

Syla: A po nalesh, a po të gjuj me bojë qitash, qysh e ke gju rektorin

Jasharaj: Ujë është Valon

Jasharaj: Nëse mendon që duhet me bo, boje.