Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, mund të largohet nga politika.
Kështu raporti më herët Klan Kosova duke u thirrur në burime brenda VV-së.
“Kjo lëvizje, lë të kuptojë që Gjyshinca do fokusohet në projekte të tjera dhe të japë një kontribut ndryshe jashtë politikës. Gjyshinca ishte një figurë e njohur në skenën politike, duke kontribuar në iniciativat dhe politikat që kanë ndikuar në zhvillimin e vendit”, ka raportuar Klani.
Megjithatë, ka qenë vetë Gjyshnica që e ka mohuar një gjë të tillë.
“Lajmi i raportuar pak minuta më parë në TV KLAN KOSOVA, ku përmendet emri im, është lajm i rremë. Nuk pasqyron aspak të vërtetën, kësaj shpifje do ti përgjigjem në mënyrë të merituar përmes rrugëve ligjore. VVazhdojmë përpara
“, ka shkruar ai. /Ballkani.info/







