A po instalohet model i ri i politikbërjes, Agim Aliu: Fushata ime është bartur tek qytetarët e po bëhet nga qytetarët, vullnetarë të së mirës në Ferizaj

Dje, duke i respektuar masat e reja anti-Covid në një ambient të hapur pranë Palestrës së Sportit, “Bill Clinton” në Ferizaj, kryetari i Ferizajt që po kandidon për të dytin mandat me radhë, Agim Aliu, mbajti një takim me të rinjtë të këtij qyteti, ku u diskutuan punët e projektet që janë përfunduar në Ferizaj. E veçanta e këtij takimi, është se në publikimin për këtë ngjarje në rrjetin e tij social në Facebook, Kryetari Agim Aliu u shpreh se fushatën e tij e ka deleguar tek qytetarët, andaj ai nuk do të bëj fushatë, por do të jenë qytetarët e Ferizajt ata që do ta bëjnë fushatën e tij, për siç shprehet ai Ferizajn që duam.

“Kaherë e kam bartur bërjen e fushatës tek qytetarët, ata janë shtabi më i mirë zgjedhor e fitorja është e tyre, për Ferizajn që duam. Çdo ferizajas e sheh ndryshimin, andaj çdo ferizajas është vullnetar i së mirës, folësi, dëshmitari e vendimmarrësi më i mirë i asaj çfarë i nevojitet, Ferizajt – dashurisë sonë të përbashkët, në katër vitet që vijnë.” thotë Agim Aliu në faqen e tij në Facebook.

A po instalohet kështu një model i ri i politikbërjes, duke bartur, deleguar fushatën tek qytetarët e jo tek kandidati e shtabi i tij zgjedhor?, këtë e vlerësojnë më së miri, qytetarët e Ferizajt.

No description available.