Deputeti i grupit “Zajedno”, Gjorgje Miketiq ka publikuar një fotografi të drejtorit të BIA-s, Aleksandar Vulin nga manifestimi i organizuar nga ambasada amerikane me komentin – lutuni për falje.

Vulin kohët e fundit ka qenë nën sanksionet amerikane, transmeton Ballkani.info.

“Vulin, kreu i BIA-s dhe një person nën sanksionet amerikane, lutet për falje në një aktivitet të organizuar nga ambasada amerikane me rastin e përvjetorit të Operacionit Hilliard. Ngjashëm me partnerin e tij Zheljko Mitroviq. Gjel deti i kundërt”, ka shkruar Miketiq me fotografinë.

Vulin, šef BIA i lice pod US sankcijama moli za oprost na događaju koju organizuje američka amabasada povodom godišnjice Hilijard operacije. Slično poput ortaka mu @zeljkomitrovic obrno ćurak pic.twitter.com/5Vm75dLZPr

— Djordje Miketic (@djordjemiketic) September 16, 2023

Miketiq së fundi ka shpërndarë në Twitter informacionin se Vulin së shpejti do të largohet për t’u bërë ambasador i Serbisë në Moskë.

“Vulin po shkon nga posti i kreut të BIA-s në Moskë si ambasador. Do të jetë mirë për të, opozita burgoset dhe likuidohet sipas nevojës, OJQ-të ndalohen, qytetarët vishen me uniforma dhe dërgohen në luftëra imperialiste. Marko Gjuriq do të kryesojë BIA-n me zëvendës dhe kontrollor Ivica Tonçev”, ka shkruar Miketiq.

Vulin ide sa mesta šefa BIA u Moskvu kao ambasador. Super će mu bude, opozicija se tamniči i likvidira po potrebi, NVO se zabranjuju, gradjanima obukli uniforme i šalju ih u imperijalističke ratove. Na čelo BIA dolazi ⁦@markodjuric⁩ uz Ivica Tončev kao zamenika i kontrolora pic.twitter.com/2FZJrLZXiE

— Djordje Miketic (@djordjemiketic) September 15, 2023

Shtrohet pyetja se si është ftuar një person nën sanksione amerikane sipas protokollit të ambasadës amerikane, por ndoshta do të marrim përgjigje për këtë pyetje në ditët në vijim. /Ballkani.info/