A mund ta gjeni fjalën ‘bare’ të fshehur në mesin e fjalës ‘bear’ brenda 10 sekondash?

Nëse dëshironi të testoni fuqinë e trurit tuaj me një enigmë të ndërlikuar, atëherë lojërat e trurit janë një mënyrë e shkëlqyer për ta bërë këtë, pasi dihet se ato bëjnë mrekulli për funksionin tonë njohës duke përmirësuar aftësinë e trurit për të perceptuar dhe interpretuar informacionin vizual.

Dhe ndërsa në fillim mund të luftoni me enigmat komplekse, sa më shumë të praktikoni, aq më shpejt do të jeni në gjendje t’i zgjidhni ato – dhe pa kaluar shumë kohë, do të gjeni enigma të vështira brenda disa sekondash.

Kjo enigmë e re është e garantuar se do t’ju bëjë të “kruani kokën”, pasi ju duhet të gjeni një fjalë që është e ndryshme nga të gjitha të tjerat, dhe “deti” i shkronjave mund të bëjë që edhe mendjet më të mprehta të fillojnë të dyshojnë në vetvete, shkruan Mirror, transmeton Telegrafi.

Shikoni foton më poshtë dhe shikoni nëse mund ta zgjidhni enigmën.

Bear brain teaser

Për t’i bërë gjërat pak më të lehta, mund t’ju themi se po kërkoni fjalën “bare” midis “detit” me fjalën “bear” brenda kësaj foto. Fjalët sigurisht tingëllojnë njësoj kur thuhen me zë të lartë, por ndryshimi në drejtshkrim duhet t’ju ndihmojë ta gjeni atë.

Mund të shfrytëzoni aq kohë sa dëshironi të provoni dhe të gjeni përgjigjen, por nëse arrini ta bëni atë në më pak se 10 sekonda, atëherë Freshers Live pretendon se mund të keni thjesht një IQ të nivelit gjenial.

Por që nëse nuk mundeni ta zgjidhni fare këtë enigmë, atëherë imazhi i mëposhtëm e ka përgjigjen që kërkohet nga ju. 

Bear brain teaser