A mori ftesë nga Gjykata Speciale edhe deputeti i Nismës, Haxhi Shala – komandant “Topi”?

Gjykata Speciale është funksionlizuar në tërësi. Kjo Gjykatë tashmë i nisur ftesat e para për disa nga ish komandantët e UÇK-së.

I pari që ka marrë ftesë ka qenë ish komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa i njohur si Komandant Remi.

Pas tij, në Hagë për në janar janë ftuar edhe ish komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, ish komandanti i Policisë Ushtarake të Zonës së Llapit, Nazif Mehmeti, ish kryetari i Gjykatës së UÇK-së, Sokol Dobruna…

Ndërkaq sot, ftesë për në Speciale ka marrë edhe Remzi Shala nga Suhareka, ish komandant i Njësisë Speciale të UÇK-së, raporton Ballkani.info.

Mirëpo, ai ka thënë se nuk do t’i përgjigjet kësaj ftese pasi që nuk e njeh këtë Gjykatë.

Në anën tjetër, burime të Ballkani.info thonë se ftesë tashmë ka pranuar edhe deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, i njohur si komandant “Topi”.

Ballkani.info këtë lajm nuk ka mundur të konfirmojë zyrtarisht pasi që Shala nuk është lajmëruar në telefon edhe pas shumë tentimeve për të marrë konfirimin nga ai.

Shala ka qenë komandant në rajonin e Malishevës dhe njihet si njeriu më i afërt i Fatmir Limajt gjatë luftës atje. /Ballkani.info/