Afrona Blero

“A më do hala?”, si Blero vuri në siklet Afronën gjatë intervistës, ja si u përgjigj kjo e fundit

Blero dhe Afrona realizuan një intervistë së bashku, dy vjet pas ndarjes së tyre, një podcast që u publikua vetëm së fundmi.

Dyshja përmes kësaj interviste dëshmuan që kanë lënë mbrapa hatërmbetjet e tyre, derisa thanë se kokëfortësia dhe distanca kishin ndikuar në mos-funksionimin e martesës së tyre.

Mirëpo, gjatë kësaj interviste kishte edhe disa momente qesharake e të sikletshme.

Njëri prej tyre që duhet veçuar është edhe kur Blero në formë shakaje e pyet Afronën nëse e donte ende apo jo.

Afrona më pas reagoi tejet e sikletosur nga pyetja që i parashtroi këngëtari, duke u përgjigjur me “jo”, por duke u qeshur.

“Jo, Blerim. Humor i zi, tipik ti. Ehh jo”, ishte përgjigjja që i dha Afrona.