Strategu republikan John Thomas beson se atenatit me siguri do t’i mundësojë Trumpit të “fitojë plotësisht” zgjedhjet presidenciale, shkruan Sky News.
Ai tha se pati një “brohoritje epike” nga turma menjëherë pasi Trump u ngrit në këmbë pas të shtënave, transmeton Ballkani.info.
“Ne po shohim njerëz në të gjithë vendin – pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo Trump – duke u mbledhur pas Trumpit tani. Unë mendoj se ky do të jetë një moment uniteti. Dhe mendoj se kjo do ta çojë Donald Trumpin drejt një fitoreje të plotë në nëntor”, tha Thomas.
Ai tha gjithashtu se reagimi i menjëhershëm i Trump ishte interesant.
“Në një moment kur shumica do të kishin kërkuar mbulim, Donald Trump u ngrit menjëherë, ngriti grushtin dhe tha fjalët ‘lufto, lufto, lufto’, sepse e kuptoi se madhësia e momentit ishte më e madhe se ai dhe se në atë moment ai u bë Amerikë”, tha Thomas.
Ai shpjegoi se çfarë do të thotë kjo për amerikanin mesatar.
“Unë mendoj se ky është një moment ku amerikanët janë të etur për atë lloj lidershipi. Mendoj se ky moment do të bëhet shumë më i madh se thjesht një tentativë për vrasje dhe më shumë një reflektim i forcës së Trump dhe tendencës së tij për të mos u tërhequr,” përfundoi ai.
Kujtojmë se ka pasur të shtëna në mitingun e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, ku mbeti i plagosur kandidati aktual i Partisë Republikane, si dhe dy persona mbetën të vrarë. Mes tyre është edhe sulmuesi, 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks. /Ballkani.info/







