Ish-avokati i FFK-së, Taulant Hodaj, gjatë ditës së premte ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me Federatën.

Reagimet për këtë veprim të Hodajt, ishin të shumta nga gazetarët dhe analistët sportiv në Kosovë.

E me deklaratë rreth kësaj ngjarje ka befasuar gazetarja, Qeqa Krelani.

Ajoe ka quajtuar ”gangster” avokatin Taulant Hodaj, duke iu referuar përfaqësimit që i kishte bërë FFK-së.

”Perfaqesimi qe ia ka bo FFK-se ka qene prej nje gangsteri. Dmth aq sjellje te uleta ka tregu saqe sjelljet e tij per mi fitu rastin ne CAS kontribojne veçnegativisht. E mos te flasim per paraqitjet dhe sjelljet e tij televizive ndajgazetareve! Federata le t’kete shume kujdes tash e tutje ke e puneson ne kete pozite”, thuhet në një shkrim të Qeqa Krelanit.

Kujtojmë që Hodaj ishte vetëm ushtrues detyre i përkohshëm i avokatit tek FFK-ja, dhe këtë funksion e ka kryer për një kohë të shkurtër, duke u larguar pak para ndeshjeve më të rëndësishme të Kosovës në play-offin e Nations League./Ballkani.info/