A ka mujt me shpëtu foshnja? – U.D e SHSKUK-së iu ikë gazetarëve

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së SHSUK-së Pranvera Zejnullahu-Raçi është pyetur për rastin e vrasjes së Hamide Magashit brenda që ndodhi mbrëmë në ambientet e QKUK-së.

Mes tjerash, Zejnullahu-Raçi u pyet se a ka mujt me shpëtu foshnja a jo?

Por e njëjta ka lëshuar mbledhjen e komisionit duke mos dhënë përgjigje.

Armend Zemaj i LDK-së dhe Bekim Haxhiu i PDK-së i janë drejtuar u.d. të ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha dhe u.d. të drejtoreshës së ShSKUKsë, Pranvera Zejnullahu me kërkesën për dorëheqje morale.

Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi Armend Zemaj ai tha se Komisioni po vazhdon të mbahet.

“Me vjen keq që dy zonjat janë ushtruese të detyrës. Rastin i mbrëmshëm kur është privuar nga jeta një nënë jo në oborrin e spitalit, por në derë të spitalit. Ky rast është thirrje për dorëheqje morale. Njëra pozitë do të duhej të dorëheqje”, tha ai.