A ka lidhje rikthimi i Shefqet Krasniqit si imam me Vetëvendosjen, flet inicuesi i peticionit

Mbrëmë ish-imami në Xhaminë e Madhe, Shefqet Krasniqi ka mbajtur një ligjeratë që mblodhi qindra njerëz.

Para disa ditësh ishte shpërndar një peticion ku u kërkua rikthimi i Shefqet Krasniqit si imam në Xhaminë e Madhe.

Arian Xhezairi, inicuesi i peticionit për rikthimin e Shefqet Krasniqit në pozitën e imamit është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren me çfarë peticioni u ndërlidh dhe me subjektin e tij politik.

Ballkani.info ka kontaktuar me Xhezairin i cili shpjegoi pretendimet e fundit që ndërlidhnin peticionin me subjektin politik, LVV dhe rikthimin e mundshëm të Shefqet Krasniqit si imam.

“Si n’çdo aktivizem tjetër edhe këtu ka variacion mendimesh e përshtypjesh. Çfarë unë besoj është që peticioni ka sjellë një moster të duhur, të dobishme dhe shumë të nevojshme brenda komunitetit mysliman dhe pozicionit të tyne karshi Bashkesisë Islame si organizata qe i përfaqeson ata, dhe mbahet me financat e tyne. Nëse asgja s’ka bë peticioni, ka bë bujë dhe ka inkurajue proaktivizem efektiv dhe te kënaqshem”, tha ai.

Xhezairi shpjegoi idenë e nisjes së peticionit dhe pretendimet për ndërlidhjen që ju bë peticionit me subjektin politik të cilit i përket, Arian Xhezairi – Lëvizjes Vetëvendosje.

“Jo s’ka qenë aspak nisme personale, por ishte nje koordinim, planifikim dhe ekzekutim shembullor i një ekipi t’vogel besimtaresh musliman që e kanë ushqye brengen e shkarkimit të Dr. Shefqet Krasniqit prej vitesh. E vërteta mahnitese është që janë ca personazhe qesharake mediatike që më shumë zell tentojnë me ia mveshe turli petku peticionit, veçanerisht ate politik, e akoma me specifikisht atë të Vetevendosjes. Per median vendore, dhe kjo mund të tingellojë paradoksale meqë po përgjigjem për një medium tani, por portalet tek ne kanë dy caqe viktimash sa herë iu duhet të ndertojnë një temë pompoze apo skandal në opinion, u vërsulen temave të Fesë Islame dhe perfshirjes së Vetevendosjes. Rralë herë e gati hiç njera apo tjetra meritore per ta durue vnerin”, theksoi Xhezairi.

Më tutje, Xhezairi foli edhe për mundësinë e rikthimit të Shefqet Krasniqi në pozitën e imamit në Xhaminë e Madhe.

“Unë e di që Dr. Shefqet Krasniqi ka dorëzuar kërkesen e tij në kryesinë e BIK-ut per t’u rikthy në Xhamine e Madhe. Se në çfare cilesie nuk e di, prandaj edhe rikthimi i tij se si do te jetë, është çështje plotësisht personale e Dr. Krasniqit. Ne kemi dashur të ngremë zë në mbeshtjetje të rikthimit te tij ne Xhaminë e Madhe, dhe gjykoj qe atë e kemi berë shumë zellshem, të tjerat janë modalitete institucionale brenda kompetences së BIK-ut”, përfundoi Arian Xhezairi.

Ballkani.info ditë më parë kishte kontaktuar me Shefqet Krasniqin i cili pohoi se dëshiron rikthimin si imam në Xhaminë e Madhe. /Ballkani.info/