Tayna

A ka arritur Tayna marrëveshje për depertim në arënen ndërkombëtare?

Sipas raportimeve të Prive këngëtarja e re Tayna, do të nënshkruajë një kontratë me shtëpinë diskografike “Ultra Music”, këngëtarja kishte refuzuar një ofertë para disa javësh – por spekulohet që asgjë nuk ka përfunduar.

Por, a ka përfunduar kjo marrëveshje?

Burime të Ballkani.info tregojnë që menaxheri i Taynas, Rinor Hykolli ende është në bisedime me shtëpinë diskografike ndërkombëtare, bisedimet janë thelluar më tutje.

Këngëtarja është zbulimi i kësaj vere, ajo ka lansuar disa projekte që dolën shumë të suksesshme. /Ballkani.info/