A jeni gati për bashkëpunimin e Taynës dhe Butës?

Tayna dhe Buta po sjellin një bashkëpunim së bashku.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Tayna na tregoi se kënga e re, e cila është bashkëpunim, është gati për publikim, shkruan lajmi.net.

Tayna dhe Buta kanë bashkuar forcat për projektin e ri muzikor, i cili do të ketë dy këngë brenda një kënge.

“Mashallah x Hajde G’zuar” do të lansohet nesër në Youtube.

Për kohën e saktë këngëtarja nuk dha detaje, por na mbetet ta kuptojmë nesër.

Kujtojmë që ky projekt muzikor është kënga e fundit e albumit të Taynas.