Famën më të madhe e mori me këngën “Qaj” me të cilën u prezantua në festivalin “Kënga Magjike”.
E ndërsa tani, këngëtari Ardit Çuni ka lansuar këngën e re, të titulluar “A je” që sipas shkrimit që e la në Instagram, tha se është kënga e tij e jetës.
Muzika e këngës u bë nga Ardit Çuni & Marsel Gunga, kurse, teksti u shkrua nga vet këngëtari.
“A je” u finalizua edhe me klip nga “Sebastian Production”.







