A janë të kënaqur bizneset me uljen e çmimit 5% të energjisë elektrike?

Bordi i zyrës rregullatore për energji ka vendosur për uljen e kostos për energji elektrike prej 5% për bizneset kosovare.

Në një deklaratë për Ballkani.info, kjo zyre u shpreh optimiste që kjo zbritje e kostos për energji elektrike, sipas tyre do të ndikojë në fuqizimin e bizneseve në Kosovë.

Ballkani.info, ka kontaktuar me menaxheren e “Aleancës së bizneseve kosovare”, Lumnije Hajdini e cila tha se janë ankuar tek këshilli kombëtar për zhvillim ekonomik – pasiqë rryma ka qenë gjithmonë pengesë për bizneset kosovare:

“Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë kërkesa të vazhdueshme edhe në këshillin kombëtar për zhvillim ekonomik, që kryesohet nga vet kryeministri dhe ministrant përkatës së linjes ekonomike. Poashtu ne kemi pasur takime edhe me zyrtarë të zyrës së rregullatorit. Ne e vlerësojmë ketë ulje të cmimit prej 5% si një ulje e lehtë, ndonëse krahasuar me vendet e rajonit nuk e kemi furnizimin e qëndrueshëm sa i përket ndikimit në rritjen e bizneseve që e kanë si pengesë kryesore energjine elektrike. Ne e vlerësojmë si një ulje të lehtë. Por,  ende mbetet një sfidë energjia elektrike për prodhuesit vendor si më e shtrejta në rajon”, tha ajo.

Sipas Hajdinit problemi kryesor mbetet furnizimi i përgjithshëm me energji:

“Problemi qendron që nuk është furnizimi i rregullt, sepse ka presion të lart herë të ulet. Normalisht që kjo do te ndikoj. Prapë do t’i shikojmë mundesitë që të ankohemi në mënyrë që të ketë furnizim më të rregullt.

Bizneset kosovare janë ankuar se problemi me rrymë po e pengon veprimtarinë e tyre. /Ballkani.info/