A ishte rrezikshmëria aq e lartë? Truproja e Gjukanoviqit po barte çantë me anti-plumb gjatë vizitës në Prishtinë

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, që erdhi për vizitë dyditore në Kosovë, gjatë gjithë kohës, ishte nën përcjellje të mbrojtjes së afërt malazeze, por edhe asaj vendore.

Madje, u panë forca të shtuara të sigurisë.

Rrezikshmëria si duket u vlerësua aq e lartë sa mburoja njerëzore barte me vete edhe çantë antiplumb, si jashtë, ashtu edhe brenda institucionit ku qëndroi presidenti malazez, raporton Klan Kosova.

Mjete mbrojtëse të tilla nuk përdoren rëndom, përveç nëse vlerësohet e domosdoshme nga organet e sigurisë.