Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, thotë se sipas informacioneve të fundit, komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq me kërkesën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, ka shkuar në takimin e presidentit serb dhe përfaqësuesve të listës serbe që sapo u mbajt në Beograd.

“Pyes Kryeministrin Haradinaj dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Z. Ekrem Mustafa se a është kjo e vërtetë, dhe nëse po, çfarë masa do të ndërmarrin këta kundrejt tij?”, ka shkruar Sveçla.

Nuk dihet nëse ky informacion është i saktë, por në Beograd sot kanë qendruar të gjithë përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, të cilët janë pritur nga Vuçiq e Gjuriq. Ky takim ka ardhur pas vendosjes së taksës 100 për qind për produktet serbe. /Ballkani.info/