Flet analisti

A ishte MOSSAD-i izraelit parandaluesi kryesor i sulmeve terroriste në Kosovë?

Pas arrestimit të 6 të dyshuarve me dyshimin se po planifikonin sulme terroriste nëpër territorin e Kosovës, me qëllim destabilizimin e vendit, ka reaguar edhe analisti kosovar Dardan Islami.

Ai përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka falenderuar shërbimin sekret Izraelit, Mosadin, që në bashkëpunim me Policinë e Kosovës arritën ti identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit.

Të arrestuarit dyshohet se kanë qenë pjesë e organizatës terroriste ISIS dhe janë financuar për të organizuar sulme në vende të ndryshme të Kosovës.

Postimi i plotë i Dardan Islamit:

Shrytezoj nga rasti ta falenderoj nga thellesia e zemres sherbimin sekret Izraelit, Mosadin, qe na shpetoi nga plehrat terroriste qe po panifikonin sulme terroriste masive neper teritorin e Kosoves, nen urdherat e (Lavdrimit dhe Aqifit tash te eksploduar nga droni me bume), me caqe te qarta, si kishat ortodokse, civilet ne stadium, trupat e KFOR-it,sulme vetevrasese me eksploziv ne civil, dhe sulme biologjike me helme. Fatmirsisht keta u kapen, dhe fatkeqesisht te gjithe jane shqiptare te lindur dhe shumica te konvertuar ne xhihadiste trushperlare, shkurt plehra tona, pjellim vendore!

Sherbimi Izraelit arriti ti penetroj bisedat gjegjesisht urdherat apo komunikimet ne Viber nga Siria, ne KS, AL, MK, ku ne bashkpunim me policite lokale, u arrestuan 6 terroriste te finacuar nga ISIS nepermes kanaleve ruse, me vetem nje qellim, per te vrare e frigesuar, dhe destabilizuar vendin!

Ju faleminderit qe shpetuat shume jete te pafajshme!