Lorik Cana

A i tregoi për grushtimin e tifozit serb dhe çka i tha për Kosovën? Lorik Cana i zbulon bisedat që i bëri në aeroplan me Macronin

Kapiteni legjendar i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana ishte i ftuar në emisionin Më lër të flas.

Aty ai foli për shumë gjëra, teksa u pyet edhe për takimin e tij me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Cana tregoi se foli për Shqipërinë e Kosovën me presidentin francez.

“Nuk është që të vjen mundësia që të udhëtosh me avion presidencial çdo ditë. Fluturimi zgjati dy ore e 10-15 minuta. 30 minuta i kalova bashkë me të (Macronin). Ai tha se të njoh jashtëzakonisht mirë. Jam fans i joti. I fola për Shqipërinë, e më pas edhe për Kosovën”, tha ndër tjera Cana.

Lidhur me takimin e Canës me Macronin, mund ta ndiqni nga minuta e 53:00.