Tiranë

A i leu Veliaj shkallët e pallatit pas urdhrit të Ramës? Shikojeni Videon

Disa ditë më parë në vizitën tek familja Lala, një ndër të prekurat më rëndë prej tërmetit, kryeministri Rama iu hakërrye kryebashkiakut të Tiranës Veliaj, duke e urdhëruar që të nesërmen të çohej në orën 4:30 të mëngjesit dhe personalisht të vinte në godinë për të lyer shkallët. (Pallati ku po akomodoheshin pjesëtarë të familjes)

Por a ka ndodhur në të vërtetë kjo, a janë lyer shkallët e pallatit dhe a janë hequr “shkarravinat” për të cilat u ankua Rama. Emisioni Boom, ka shkuar në godinën në fjalë për të parë gjendjen. Këto janë pamjet.