Anëtari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Nol Nushi në konfrontimin që e ka pasur me avokatin, Tomë Gashi në një debat televiziv në RTK, ka reaguar pas ofendimit që i është bërë nga avokati Gashi.
Gashi i cili vazhdimisht e pyeste Nushin se a i ka përngja nënës apo motrës, Nushi i është përgjigjur duke i thënë se ke probleme psikike.
“Po motrës nuk mundesh me i ngja, o Tomë. Paske probleme serioze psikike edhe po më vjen keq që qytetarët në këtë kohë, me pa kësi sjelle anormale”, i ka thënë Nushi Gashit.
Tomë Gashi iu drejtua anëtarit të PSD-së Nushit, duke përdorur fjalë fyese dhe duke ia përmendur nënën dhe motrën.
“Ani si kush je ti, a je si nana jote, a je si motra jote a si kush je, pra kush je ti a je si nona a je si motra, kush je ti, a më tregon. Unë jam krenar që jam si djali jem, po ti kujt i ke ngja nënës apo motrës”, i është drejtuar Gashi-Nushit.
Ndërsa pas këtij debati u raportua se Nushi dhe Gashi u konfrontuan edhe fizikisht. Pas përfundimit të emisionit “Debati” në RTK. Pjesë e këtij debati televiziv kishin qenë edhe analisti Milaim Zeka dhe Teutë Rrusta
Zeka ka thënë se Nol Nushi e ka gjuajtur me shishë të ujit Tomë Gashin, “menjëherë pas përfundimit të debatit televiziv”.
“Në momentin që kanë shkuar siglat. Toma e ka ofenduar Nol Nushin, pastaj Noli e gjuajti me ujë dhe ne i ndërhymë. Nuk lam të bëhet diçka më e keqe. Fyerja dhe akuza e Tomë Gashit ishte shumë e rëndë”, ka thënë Zeka për RTV Dukagjini.
Ndërkaq, Nol Nushi ka thënë se nuk është përleshur fizikisht me Gashin, por ka konfirmuar të jetë gjuajtur me shishë plastike të ujit nga Gashi.
Avokati Tomë Gashi është simpatizant i Lëvizjes Vetëvendosje.







