A i frikësohet zgjedhjeve, Haradinaj: Me pas pasë frikë ndryshe isha dokë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së qeverisë ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur shkurt rreth zhvillimeve të fundit në vend.

I pyetur se a frikësohet nga zgjedhjet e mundshme apo kundërshtarët nga opozita, Haradinaj është përgjigjur duke qeshur.

“Me pas pasë frikë ndryshe isha dokë”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, kryeministri ka thënë se ka mbrojtur qëndrime dhe parime të drejta duke e marrë parasysh rrezikun se dikush nuk do të jetë dakord, por ka thënë se në këtë mënyrë do të vazhdojë tutje.

“Unë i jam falenderuar Partisë Demokratike të Kosovës dhe votuesve të saj pasi që më kanë besuar si kandidat për kryeministër, siç i jam mirënjohës edhe partive të tjera të koalicionit, por unë borxh i kam vetëm qytetarit të Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj, përcjell Ballkani.info.

Në fund, Haradinaj ka thënë se nuk i ka problem zgjedhjet. /Ballkani.info