Flasin profesorët

A është uji i gazuar i shëndetshëm?

A është uji i gazuar po aq i mirë sa uji i thjeshtë? Sipas Ronald Moon, profesor në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të St. Andrews, përgjigja është: “as afër”.

“Uji i gazuar/acid ka një efekt të papërfillshëm në hidratimin e trupit në krahasim me ujin e thjeshtë”, tha ky profesor, i cili është një nga autorët e një studimi të vitit 2016 që krahasoi efektet hidratuese të pijeve të ndryshme, transmeton Ballkani.info.

Megjithatë, dietologia Jen Baum thotë se uji i thartë mund të jetë një zgjedhje e shkëlqyer për këdo që nuk është adhurues i ujit të thjeshtë.

“Më mirë që njerëzit të hidratohen me pijet që i pëlqejnë, sesa të mos pinë mjaftueshëm lëngje gjatë ditës”, thekson ajo për “BuzzFeed”.

A i dëmton dhëmbët uji i gazuar?

Fatkeqësisht, kur bëhet fjalë për dhëmbët, dentistja Serisa Moncajo ka një lajm të keq. Kur pini ujë të gazuar, një reaksion kimik në gojën tuaj e kthen dyoksidin e karbonit në acid karbonik dhe acidi ha smaltin e dhëmbëve, shpjegoi ajo.

“Smalti është struktura e jashtme mbrojtëse e dhëmbëve tanë. Kur smalti i dhëmbëve dëmtohet, çon në një sërë problemesh dentare, si kavitete, dobësim të dhëmbëve apo ndjeshmëri”, përfundoi Moncajo. /Ballkani.info/