A është penduar që goditi Milaim Zekën publikisht, këto janë fjalët e Frashër Krasniqit

Ish’deputeti Frashër Krasniqi ka denoncuar në polici të Kosovës, djalin e Tomë Gashit, Albin Gashin.

Në njoftimin që Krasniqi ka bërë në Facebook ku ka njoftuar për sulmin, ai ka kujtuar edhe një përvojë tjetër të ngjashme që kishte pasur me ish’deputetin Milaim Zeka në një studio televizive.

Krasniqi ka shkruar se para tre viteve kishte shprehur keqardhje për atë se cka kishte ndodhur, e shton se nuk beson se dhuna është mjet për të arritur qëllime.

“Para 3 vitesh, në një situatë afeksioni unë vetë e kam sulmuar fizikisht një bashkëbisedues në debat politik. Menjëherë pas atij rasti pata folur dhe shprehur keqardhje. Sepse nuk besoj në dhunën fizike si mjet për asnjë qëllim politik dhe të çfarëdollojit tjetër. Sot e asaj dite ndjej keqardhje dhe turp sa herë që dikush ma përmend atë rast. Sepse sot e asaj dite nuk besoj që dhuna fizike është sjellje e pranueshme politike e sociale”, ka thënë ai.