A është oligarku Samir Mane, pjesë e 170 zyrtarëve dhe biznesmenëve të shpallur non-grata nga SHBA-të?!

Është njeriu më i pasur në Shqipëri, por i është ndaluar viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kur ambasador në Shqipëri ishte Donald Lu. Bëhet fjalë për filantropin shqiptar Samir Mane, një emër i njohur edhe në Kosovë.

Oligarku i cili ka lidhje të forta me politikanët nga të dy krahët në Shqipëri nuk i ka shpëtuar dot ‘lupës’ së mprehtë të DASH. Edhe pse njeriu më i pasur në Shqipëri, Samir Mane është edhe njeriu i skandaleve, për fat të keq mediat shqiptare kanë mbyllur sytë. Kujtojmë që ai zotëron minierat famëzeza të Bulqizës, ku kanë vdekur mijëra minatorë dhe pavarësisht kësaj askush nga institucionet shqiptare nuk ka marrë masë për t’i mbyllur ato.

Në gusht të 2021, Lëvizja Vetëvendosja me qendër në Shqipëri ka akuzuar oligarkun Mane si organizatorin e sulmit ndaj Elton Debreshi dhe kolegut të tij Beqir Buriçi. Akti terrorist i bërë ndaj kreut sindikalist Debreshi, ndodhi pasi fitoi gjyqin për dëmshpërblim ndaj kompanisë ‘Albchrome’ të Saimir Manes. Por tentakulat e Manes kanë rrëmbyer të gjithë bregdetin e jugut në Shqipëri.

Reporter.al media e themeluar nga Fondacioni Soros dhe e financuar fuqishëm nga USAIS, ka bërë hulumtime mbi resortet që biznesmeni Mane ka ndërtuar, mbi prona të grabitura dhe vetë oligarku është favorizuar nga qeveria ndër vite. Paratë e pista të Manes kanë mbyllur gojën e çdo televizioni apo portali, të gjithë janë përlyer në tortën e pistë që ai ka ndërtuar.

Aq sa asnjëra nga mediat nuk ka raportuar atentatin e Manes ndodhur në Shkup, por si për t’i mbyllur gojët e liga, biznesmeni publikoi një foto duke drekuar me mikun e tij, Ylli Ndroqi. Një pronar media në Shqipëri, që tashmë është i shpallur non-grata nga DASH. Ndroqi është konsull nderi në Meksikë.

Bosi i “Balfin Group” pasi ka mbërthyer me tentakulat e tij të gjithë bizneset në Shqipërisë, ka vendosur që t’i shtrij edhe në Kosovë. Jo vetëm në rrjetin e supermarketeve, por do të marrë në kontroll një ndër tre bankat më kryesore kosovare, një ndër investimet kryesore evropiane. Saimir Mane në Kosovë njihet edhe si pronari i “Ferronikelit”, gjigantit industrial për përpunimin e nikelit në Drenas që tashmë është mbyllur dhe punëtorët kanë mbetur në rrugë.

Në Shqipëri, Mane ka hyrë prej pak vitesh në tregun bankar, pas blerjes së një banke të nivelit të dytë. Por edhe me pse zotëron një pasuri kaq të mamje, Saimir Mane, prej vitesh nuk ka shkelur në territorin Amerikan, pse?! Në korridoret e Shqipërisë flitet se Mane shpesh herë është munduar të josh, me pushime luksin dhe dhurata edhe ambasadoren Amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Portali ‘Dosja.al’, ka publikuar foto të ambasadores Kim në gusht të 2020, në resortin ‘Green Coast’në Palasë në Vlorë që është në pronësi të biznesmenit Saimir Mane. Por edhe pse kanë kaluar dy vite, prej atij takimit që është publikuar në media, Mane nuk ka mundur të përfitoj akoma një vizë Amerikane, natyrshëm na lind pyetja: A është oligarku Samir Mane, pjesë e 170 zyrtarëve dhe biznesmenëve të shpallur non-grata nga SHBA-të?!

(Marrë nga pirustinews)